Fondacioni Kujdesi për Fëmijët e Kosovës

Dhurata & donacione për ndihmë mjekësore

Fëmijët e sëmurë dhe prindërit me mungesa financiare

De stichting Care for Kosovo Kids (CfKK) = Fondacioni Kujdesi për Fëmijët e Kosovës (FKfK) kujdeset që fëmijët kosovarë me kancer të marrin trajtimin dhe barnat e duhura në qoftë se prindërit e tyre nuk mund t’i paguajnë ato. Fondacioni / OJQ trajton çdo vit rreth 60 fëmijë. Fondacioni përmes donacioneve bën të mundur që jetët e fëmijëve të shpëtohen.

 

Ndërmarrësit holandezë themeluan fondacionin si një organizatë zyrtare joqeveritare (OJQ) në janar 2013. Ata mobilizuan rrjetin e tyre (ndër) kombëtar ku pastaj pediatrit-et, onkologët-et për fëmijë dhe ekspertë të tjerë iu bashkuan vullnetarisht iniciativës së tyre.

FKfK vepron në mënyrë efikase dhe efektive. Këtë fondacioni e arrin duke u përqendruar qartë dhe anashkaluar burokracinë rreth organizatës. Në këtë ndihmon impenjimi dhe përkushtimi i vullnetarëve me shkollim të lartë.

 

Donacionet janë burimi kryesor i fondeve. Ju gjithashtu mund të mbështetni punën e fondacionit. Për çdo donacion përkujdeset fondacioni i cili bën ndryshimin në mes jetës dhe vdekjes.

"Fëmijët e Kosovës meritojnë mundësi!"

Ne jemi shumë krenar të kemi Majlinda Kelmendin si ambasadoren tonë kosovare. Majlinda Kelmendi, xhudiste kosovare, fitoi medaljen e artë në lojërat e fundit Olimpike në Rio de Janeiro 2016. Ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike.

 

"Unë dua të ndihmoj vendin tim dhe unë kam respekt për njerëzit të cilët janë të angazhuar për të ndihmuar njëri-tjetrin. Fëmijët e Kosovës meritojnë mundësi si të gjithë fëmijët e tjerë të botës.Unë i jam bashkuar fondacionit sepse besoj në ndihmën për më të rrezikuarit që të kenë një mundësi në jetë".

Majlinda Kelmendi, ambasadore e FKfK

HISTORIA E: DIANA FERIZI

Diana Ferizi (6) kishe dhimbje në këmbën e saj të djathtë. Diagnostifikimi arriti në përfundimin se ishte shkaktuar nga leukemia. Në vitin 2014, vajza u pranua në njësinë pediatrike të onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, ku ajo mori kimioterapi.

Gjatë gjithë kohës - ditës dhe natës - nëna e saj Valbona qëndroi në krah të saj, në të njëjtën dhomë. Familja me dy vajzat e tjera dhe një djalë jetojnë në një qytet tjetër të Kosovës. Merr shumë kohë për të udhëtuar nga atje në Prishtinë me transport publik.

HISTORIA E: FLORIAN KRASNIQI

Katër muaj më parë, Floriani (3) ishte mirë me shëndet.
Ai ndaloi së ecuri, vjellte dhe i dilte gjak nga hunda e tij. Prindërit e tij e dërguan atë në spitalin lokal në Gjakovë, në afërsi të qytetit të tyre. Mjeku menjëherë e pa se kishte diçka serioze që nuk shkonte me Florianin dhe u tha se ai duhet të shkojë në spital në Prishtinë.

Pas disa testeve, ai u diagnostifikua me leukemi.

"Është në duart e Zotit", thotë nëna e tij Elizabeta (28). Ajo qan. 'Ka shumë mjekë dhe infermiere të mirë këtu; Unë shpresoj se ata mund ta ndihmojnë atë".

HISTORIA E: LEODINIT

Kjo është historia e Leodinit tonë të vogël por trim i cili është  trajtuar me barëra nga Kujdesi për Fëmijët e Kosovës. Leodini ka lindur më 20 shtator 2008, si fëmija i parë i familjes, tani ai ka edhe një vëlla të vogël dhe së bashku me prindërit e tij jeton në shtëpinë e xhaxhait të tij. Familja e tij nuk kishte kushte shumë të mira jetese, por të paktën ai ka lindur i shëndetshëm.

Kur Leodini ishte vetëm një vjeç e gjysmë, simptomat e tij të para të leukemisë u shfaqën. Leodini filloi të ketë dobësi të përgjithësuar dhe lodhje, dhimbje koke, dhe siç thotë ai, "çdo gjë dhimbte". Pas disa analizave që ishin kryer në qytetin e tij të Lipjanit, ai u dërgua direkt në departamentin e Hematologjisë-Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

"Ky fondacion kryen punë, shpëton jetë në Kosovë"

‘Është një nder të jesh ambasador i Fondacionit Kujdesi për fëmijët në Kosovë. Anëtarët e udhëheqësisë angazhohen me zemër e shpirt pa kurrfarë interesi për fëmijët me kancer në Kosovë. Ky shtet Evropian shtrihet shumë afër, megjithatë fëmijët që kanë sëmundje të rrezikshme për jetë nuk mund të përfitojnë një përkujdesje optimale, ashtu siç munden ta kenë fëmijët në Holandë. Si Pediatër-onkologë e përjetoj personalisht sa shpëtim jetësh dhe punë themeltare kryen ky fondacion për këta pacientë të ri me kancer në Kosovë. Bashkë ndihmo!’

Gertjan Kaspers, ambasador i FKfK

 

Profesor onkologjie për fëmijë dhe krye onkolog për fëmijë në VU Medisch Centrum (Universiteti Publik, Qendër Mjekësore) Amsterdam

 

Drejtor i Akademisë së Qendrës Princesha Máxima

 

Anëtarë i Këshillit Udhëheqës i de Stichting Kinderoncologie Nederland (Fondacioni Onkologjia për fëmijë Holandë)

"Më me dëshirë do depërtoje nëpër ferr se sa të shohësh fëmijën tënd duke vuajtur"

‘Kur djali im i madh u diagnostikua me një çrregullim të veshkëve pesë vjet më parë, mu duk sikur më lëshoi toka që shkelja Si nënë më me dëshirë do depërtoje nëpër një ferr se sa të shohësh fëmijën tënd duke vuajtur. Kjo ishte kur kuptova se çfarë privilegji është që të ketë objekte të shkëlqyera mjekësore dhe mjetet për të paguar për to. Të kesh një fëmijë me një sëmundje kërcënuese për jetën dhe duke të të largojnë për shkak se nuk mund të paguash faturat mjekësore nuk mund as të bëhet me mend. Kjo është arsyeja pse unë jam një ambasadore për Fondacionin Kujdesi për Fëmijët e Kosovës. Së bashku ne mund të ofrojmë ndihmën që është aq dëshpërimisht e nevojshme nga prindërit dhe fëmijët në Kosovë’.

Paulien Huizinga, ambasadore e FKfK

 

Prezentatore e Mis Universe Holandë, Vice (zëvendëse) e mis Universe botërore, fotografe me renome

Fotografi: Roy Beusker

Kosovarja Floriana Bajrami vendosi të ndihmojë Fondacionin Kujdesi për Fëmijët në Kosovë, në fillim të marsit 2016, duke u ngjitur në Kilimanxharo (5.895 metra lartësi mbidetare ) në Tanzani. Shokë e të njohur ndihmuan me donacione për të mbështetur financiarisht këtë kauzë. Së bashku me një grup prej 22 bjeshkatarësh arritën në majë. Dhjetë ditë më vonë ajo e emocionuar ia dorëzoi Anke Gerrits një çek prej 2.500 euro. Floriana vazhdon ngjitjen nëpër bjeshkë per fondacionin.

Floriana Bajrami, ambasadore e FKfK

 

Punon në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Prishtinë

Ngjitja në KilimanXHaro
për fëmijët me kancer
"Ti e ke shpëtuar një fëmijë."

A JENI DUKE NA NDJEKUR TASHMË?

NJË JAVË ME KUJDESI PËR FËMIJËT E KOSOVËS

Nëse ju doni të shihni se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit kur ata bashkohen, ndani një moment ta shikoni këtë film. Kujdesi për fëmijët e Kosovës është duke bërë gjëra të vlefshme në spitalin pediatrik të Prishtinës. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe fëmijët duhet të kenë një fëmijëri me buzëqeshje në fytyrat e tyre. Shikoni një javë të punës së Kujdesit për fëmijët e Kosovës dhe pyesni veten se si mund të kontribuoni.

Care for Kosovo Kids

Postbus 42

3850 AA Ermelo

sponsorët

TBWA/Neboko Amsterdam VU Medisch McDonald's Ermelo Communiq media, ontwerp & retail Prinses Maxima fonds
Reinhold Keller DHL worldwide express
Sterck design Van Oers accountancy & advies

Çdo qindarkë është e mirëpritur

Çdo qindarkë është e mirëpritur

 

14 01 00 00 00 39 41 93, Rr. Migjeni nr. 1, Prishtinë