HISTORIA E: LEODINIT

Kjo është historia e Leodinit tonë të vogël por trim i cili është  trajtuar me barëra nga Kujdesi për Fëmijët e Kosovës. Leodini ka lindur më 20 shtator 2008, si fëmija i parë i familjes, tani ai ka edhe një vëlla të vogël dhe së bashku me prindërit e tij jeton në shtëpinë e xhaxhait të tij.

 

Familja e tij nuk kishte kushte shumë të mira jetese, por të paktën ai ka lindur i shëndetshëm. Kur Leodini ishte vetëm një vjeç e gjysmë, simptomat e tij të para të leukemisë u shfaqën. Leodini filloi të ketë dobësi të përgjithësuar dhe lodhje, dhimbje koke, dhe siç thotë ai, "çdo gjë dhimbte". Pas disa analizave që ishin kryer në qytetin e tij të Lipjanit, ai u dërgua direkt në departamentin e Hematologjisë-Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

Leodini u diagnostikua me "leukemi akute limfoblastike" dhe i duhej të rrinte në spital për shtatë javë. Atij nuk i pëlqente kjo aspak. Gjatë kësaj kohe, ai filloi fazat e para të kimioterapisë dhe gjëja më e frikshme për të ishte rënia e flokëve e tij, dhe që nga ajo kohë ai gjithmonë mbante një kapelë.

Që nga tetori i vitit 2013, ai është herë brenda e herë jashtë spitalit; nganjëherë, si pasojë e sëmundjes së tij, ai kalonte javë të tëra në spital për shkak të gripit. Ai është një djalë shumë i zgjuar me shumë ëndrra, dhe ndjehet shumë më mirë kohët e fundit. Fytyra e tij nuk duket më aq e zbehtë, flokët e tij po rriten përsëri dhe ai më nuk mban një kapelë.

 

Leodini ka filluar trajtimin e tij në departamentin e pediatrisë Hemato/onkologjike në vitin 2013. Ai ka vazhduar trajtimin e tij këtu deri këtë vit.
Për fat të keq, kanceri i është rikthyer gjatë kësaj vere dhe, trajtimi i tij vazhdoi jashtë vendit.

Care for Kosovo Kids

Postbus 42

3850 AA Ermelo

SPONSORËT

TBWA/Neboko Amsterdam VU Medisch McDonald's Ermelo Communiq media, ontwerp & retail Prinses Maxima fonds
Reinhold Keller DHL worldwide express
Sterck design Van Oers accountancy & advies

Çdo qindarkë është e mirëpritur

Çdo qindarkë është e mirëpritur

 

14 01 00 00 00 39 41 93, Rr. Migjeni nr. 1, Prishtinë