Fondacioni Care for Kosovo Kids
Që nga viti 2013, CfKK siguron të gjitha barnat për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me kancer në repartin e Hematologjisë-Onkologjisë Pediatrike të QKUK-së – i vetmi spital publik ku trajtohen fëmijët me kancer nga e gjithë Kosova.
±50 fëmijë trajtohen çdo vit me ndihmën e CfKK-së. Nëpërmjet mbështetjes bujare nga donacionet, fondacioni angazhohet për të shpëtuar jetën e fëmijëve.