‘Fondacioni Care for Kosovo Kids synon të ndihmojë fëmijët që vuajnë nga kanceri në Kosovë. Si profesor i Onkologjisë Pediatrike dhe ambasador shkencor nuk mund ta theksoj mjaftueshëm rëndësinë e kësaj pune. Përkundër afërsisë së saj me Evropën Perëndimore, shanset për mbijetesë të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse janë shumë të ulëta në Kosovë. Si një onkolog pediatrik, unë e di nga përvoja se si me relativisht pak burime shumë fëmijë mund të shpëtohen. Bashkohuni me ne në këto përpjekje!’
Gertjan Kaspers, Ambasador i CfKK, Profesor i Onkologjisë Pediatrike VUmc / Amsterdam UMC, Drejtor i Akademisë & Outreach, Qendra për Onkologji Pediatrike Princesha Máxima në Utrecht, Anëtar i Bordit Qendror të Fondacionit për Onkologji Pediatrike në Holandë, Kryetar i Fondacionit World Child Cancer në Holandë
Gertjan Kaspers
Sipërmarrësja holandeze Anke Gerrits dhe pediatërja kosovare Dr. Sevim Cinci themeluan fondacionin Holandezo-Kosovar Care for Kosovo Kids në vitin 2013. Ato ndërmorrën këtë iniciativë sepse stafit të departamentit të onkologjisë pediatrike të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë u mungonin burimet për të trajtuar fëmijët që vuanin nga kanceri.
Shumica e prindërve nuk janë në gjendje të përballojnë një trajtim të shtrenjtë në spitalet private ose në spitalet jashtë vendit, dhe si rezultat shumica e fëmijëve të diagnostikuar me kancer kanë mundësi të ulët mbijetese.
Qëllimi i fondacionit CfKK është të sigurojë që çdo fëmijë kosovar me kancer të marrë trajtim adekuat në vendin e vet.
Fondacioni i arrin qëllimet e tij duke pajisur stafin mjekësor të departamentit për Onkologji Pediatrike të QKUK-së me kemoterapi, barna të tjera esenciale dhe ushqim enteral për fëmijët. Për më tepër, CfKK ofron edhe materiale të tjera që nevojiten për një trajtim të plotë, duke përfshirë barnat kundër dhimbjes, gjilpëra, shiringa, pajisje infuzioni, kateter dhe epruveta.
Të gjitha aktivitetet e kryera nga fondacioni zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të departamentit të Onkologjisë Pediatrike dhe / ose departamenteve të tjera të QKUK-së në Prishtinë, me anëtarët e bordit kosovar dhe me pediatër onkologë të Qendrës Princesha Máxima në Utrecht, Holandë.
Ekipi mjekësor Kosovar – nga majtas: Dr. Arbana Zejnullahu, Dr. Bardhyl Abrashi, Dr. Violeta Uka, Dr. Rufadie Maçastena, Minire Huniler, Edita Krajkova, Fatime Dërguti, Dr. Enver Hasi. Mesi nga majtas: Vlora Hyseni, Azemine Haliti, Malsore Vitija. Fundi nga majtas: Edona Toplica, Mirishah Abazi, Trimona Behxheti
Bashkëpunimi intensiv mes departamentit për onkologji pediatrike të QKUK-së në Prishtinë dhe Qendrës Princesha Máxima në Utrecht, Holandë, është thelbësor për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë onkologjik. Qendra Princesha Máxima, spitali më i madh pediatrik-onkologjik në Evropë, synon të shërojë çdo fëmijë që vuan nga kanceri duke ruajtur cilësinë më të mirë të jetës. Qendra Princesha Máxima nuk mund të kontribuojë me para, barna ose pajisje, por ndan në mënyrë aktive njohuritë dhe përvojën me mjekët që punojnë në departamentin e Onkologjisë Pediatrike të QKUK-së në Prishtinë. Më shumë në: www.prinsesmaximacentrum.nl
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) ndërmjet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Qendrës Princesha Máxima për Onkologji Pediatrike në Holandë dhe Fondacionit World Child Cancer në Holandë ishte një hap i rëndësishëm për trajtimin e fëmijëve me kancer në Kosovë. Kontrata përcakton që mjekët e QKUK-së, infermierët, stafi teknik, hulumtuesit dhe profesionistë të tjerë kosovarë bëhen anëtarë të Programit të Informimit të Qendrës Princesha Máxima. Në këtë program, ata trajnohen në zhvillimet më të fundit shkencore dhe protokollet në onkologjinë pediatrike.
Sa herë që një fëmijë diagnostikohet me leukemi, mjekët e departamentit të onkologjisë pediatrike në Prishtinë dërgojnë një mostër të palcës kockore në Qendrën Princesha Máxima në Utrecht. Departamenti në Kosovë aktualisht nuk mund të përcaktojë biologjinë molekulare të këtyre mostrave, gjë që e bën klasifikimin e leukemisë më të vështirë.
Ekipi i programit Outreach (nga e majta në të djathtë): Linde Pothoff, Donna Sluijs, Sophie Haverkate, Dionne Mooij, Dr. Martine van Grotel, Dr. Corrie Gidding
Ekipi i Outreach i Qendrës Princesha Máxima përbëhet nga tre onkologë pediatër. Njëra është e specializuar për tumoret e ngurta, tjetra për tumoret e trurit dhe e treta është e specializuar për malinje hematologjike. Këto të fundit përbëhen nga shqetësimet malinje të gjakut dhe indeve që formojnë gjak si leukemia akute dhe kronike.
Ne posaçërisht mirëpresim kontributin e profesionistëve të rinj – me rrënjë shqiptare – që duan të kontribuojnë në CfKK. Poashtu, mirëpresim edhe studentë ndërkombëtarë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë shkencërisht në trajtimin dhe shërimin e fëmijëve që vuajnë nga kanceri.
CfKK vazhdon të bëjë atë që ka bërë deri më tani: të sigurojë që fëmijët me kancer të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Nga diagnoza, te trajtimi, te mjekimi dhe duke përfshirë kujdesin e duhur të mëtejshëm.
CfKK përpiqet të sigurojë që të gjithë fëmijët që vuajnë nga kanceri në Kosovë të mund të trajtohen në departamentin për onkologji pediatrike të QKUK-së. Këtu ata i nënshtrohen të njëjtit trajtim mjekësor si në vendet e tjera të Evropës. Vetëm rastet më të komplikuara – të tilla si ato që përfshijnë transplantim të palcës kockore – do të duhet të trajtohen jashtë vendit.
Për shumë vite tani, prindërit kosovarë mund të kenë besimin se fëmijëve të tyre u jepet trajtimi më i mirë i mundshëm në departamentin e Onkologjisë Pediatrike të QKUK-së në Prishtinë. Aspektet mjekësore të trajtimit sigurohen përmes bashkëpunimit të ngushtë mes QKUK-së dhe Qendrës Princesha Máxima – qendra më e madhe e njohurive për onkologjinë pediatrike në Evropë. Për më tepër, trajtimi, mjekimi dhe ushqimi janë plotësisht të mbuluara. Nuk është nevoja të vizitohen spitalet jashtë vendit. Prindërit mund ta dërgojnë me besim fëmijët e tyre në departamentin e Onkologjisë Pediatrike të QKUK-së në Prishtinë.
Qëllimi përfundimtar që CfKK i ka vendosur vetes do të arrihet kur puna të cilën e kryen fondacioni të mund të organizohet në mënyrë të pavarur nga ekspertë kosovarë me qeverinë e tyre.
Fondacioni CfKK blen të gjitha barnat e nevojshme direkt te prodhuesi. Kjo bëhet në konsultim të ngushtë me mjekët e repartit. Dorëzimi dhe shpërndarja brenda spitalit kontrollohen dhe regjistrohen me kujdes.
Ushqimi i duhur është thelbësor për shërimin e shpejtë të çdo pacienti, veçanërisht atyre nën trajtimin e kancerit. Në konsultim me nutricionistët holandezë, CfKK siguron që të gjithë fëmijët në spitalin pediatrik të kenë qasje në ushqimin enteral për të cilin kanë nevojë dhe inkurajon përdorimin e tij.
Fëmijët që trajtohen me kemoterapi shpesh nuk mund t’i nënshtrohen kujdesit dentar. Prandaj, është me rëndësi që dhëmbët e tyre të kontrollohen para se t’i nënshtrohen kemoterapisë dhe të marrin kujdesin e duhur dentar. Stomatologu i spitalit kryen këto kontrolle dhe trajton fëmijët mbi baza vullnetare. CfKK luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e kontaktit dhe komunikimit mes stomatologut dhe departamentit të Onkologjisë Pediatrike.
Falë mbështetjes nga CfKK reparti ka punësuar një psikologe. Ajo merret drejtpërdrejt me fëmijët dhe përveç mbështetjes mendore ajo gjithashtu ofron mbështetje më praktike për fëmijët, prindërit e tyre dhe CfKK. Për të informuar dhe përgatitur fëmijët (dhe prindërit) për atë që do të ndodhë, ata pajisen me një libër për fëmijë që trajton këtë temë.
Këto pako ndihmojnë për t’i bërë fëmijët të ndjehen të mirëpritur dhe na lehtësojnë komunikimin me prindërit dhe fëmijët.
Donacion nga Ambasada Zvicerane në Kosovë: vitin e ardhshëm, ambasada financon gjysmën e shpenzimeve për sigurimin e reagensëve dhe materialeve të tjera shpenzuese që janë të nevojshme për funksionimin e plotë të flowcitometrisë. Jemi në kërkim të burimeve shtesë për të siguruar edhe gjysmën tjetër të mbetur të artikujve.
Vazhdon furnizimi me barna dhe ushqim enteral
Vazhdon sigurimi i pakove higjienike për pacientët e rinj.
Vazhdon furnizimi me barna
Vazhdon sigurimi i pakove të mirëseardhjes dhe higjienës për pacientët e rinj në repartin e hemato-onkologjisë
Vazhdon Programi i Outreach i Akademisë së Qendrës Princesha Máxima.
Fillon projekti me ushqim enteral. Ushqimi i duhur është thelbësor për shërimin e shpejtë të çdo pacienti, veçanërisht ata nën trajtimin e kancerit. Në konsultim me nutricionistët holandezë, CfKK siguron që të gjithë fëmijët në spitalin pediatrik të kenë qasje në ushqimin enteral për të cilin kanë nevojë dhe inkurajon përdorimin e tij.
Çdo trajtim mjekësor fillon me diagnostikimin e duhur. Sa herë që një pacient diagnostikohet me leukemi, një mostër e palcës së kockave të tyre transportohet nga departamenti i onkologjisë pediatrike në Prishtinë në Qendrën Máxima në Holandë për analiza dhe mjekët e të dy spitaleve organizojnë një takim.
Flowcitometria është i domosdoshëm për diagnostikimin e leukemisë sepse mund të zbulojë dhe analizojë anomalitë në qelizat e gjakut. Për më tepër, ky mjet ndihmon në përcaktimin e dozës së saktë të barnave. Flowcitometria në repartin e Onkologjisë Pediatrike nuk kishte funksionuar për vite me rradhë. Me mbështetjen e CfKK u blenë materialet e nevojshme për testim dhe pajisja u vë në funksion.
Një dhomë e veçantë u mor në përdorim prë ruajtjen e stokut tonë të barnave në QKUK.
Darka e tretë e bamirësisë së CfKK mblodhi 87,000 €.
CfKK furnizon kuzhinën e spitalit pediatrik me një frigorifer të ri, një frigorifer ngrirës, një tharëse, një enëlarëse, termos dhe një blender.
Vazhdon furnizimi me barna
Fillon programi i komunikimit ndërmjet Qendrës Princesha Máxima dhe repartit të onkologjisë pediatrike në Prishtinë.
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) ndërmjet QKUK-së, Qendrës Princesha Máxima për Onkologji Pediatrike dhe Fondacionit World Child Cancer. Elementet më të rëndësishme janë trajnimi, edukimi dhe këshillimi për mjekët e QKUK-së, infermierët, stafin teknik, hulumtuesit dhe profesionistë të tjerë kosovarë në lidhje me gjendjen aktuale të onkologjisë pediatrike në këtë fushë. Seancat e trajnimit dhe edukimit zhvillohen gjatë një programi të shkëmbimit të profesionistëve mjekësorë ndërmjet Qendrës Máxima dhe QKUK-së në Prishtinë. Iniciohet një shkëmbim shkencor mes dy spitaleve.
Darka e dytë e bamirësisë së CfKK në Holandë mbledh 70,000 €.
Përfundon fushata e parë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Sigurohen një makinë e re larëse, tharëse dhe peshore pediatrike.
Zëvendësohet shtrati lëvizës.
Në Kosovë prezantohen punime nga specialistë holandezë dhe austriakë në onkologji.
Xhudistja Majlinda Kelmendi bëhet ambasadorja e re e CfKK-së në Kosovë. Ajo është kosovarja e parë që fiton një medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2016. Për të mbledhur fonde, ajo ofron numrin e saj olimpik për tu vendosur në ankand.
Fëmijët që trajtohen me kemoterapi shpesh nuk mund t’i nënshtrohen kujdesit dentar. Prandaj, është me rëndësi që dhëmbët e tyre të kontrollohen para se t’i nënshtrohen kemoterapisë dhe të marrin kujdesin e duhur dentar. Stomatologu i spitalit kryen këto kontrolle dhe trajton fëmijët mbi baza vullnetare. CfKK luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e kontaktit dhe komunikimit mes stomatologut dhe departamentit të Onkologjisë Pediatrike.
Dua Lipa dhuron donacion. Ajo është me origjinë kosovare dhe është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë.
Të gjithë fëmijët pajisen me një pako të mirëseardhjes me një lodër dhe gjësende për higjienën personale si sapun, pastë dhëmbësh, shampon
Këto pako ndihmojnë për t’i bërë fëmijët të ndjehen të mirëpritur dhe na lehtësojnë komunikimin me prindërit dhe fëmijët.
Vazhdon furnizimi me barna
Fillon fushata e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)
Darka e parë e bamirësisë së CfKK në Holandë mbledh mbi 38.000 €.
Psikologia Fatime Fejzullahu fillon punën e saj duke siguruar mbështetje mendore për fëmijët dhe prindërit e tyre në departamentin e Onkologjisë Pediatrike.
Vazhdon furnizimi me barna
Nënshkruhte Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe CfKK.
Organizohet simpozium me onkologë pediatër ndërkombëtarë nga Holanda dhe Austria.
‘Chemo Kasper’, libri për fëmijë që përmban informacion lidhur me kancerin, përkthehet në shqip si ‘Kemo-Krenari’.
Libri ndihmon në informimin dhe përgaditjen e fëmijëve për kemoterapinë.
Vazdhdon furnizimi me barna
Protokollet për furnizimin me barna përmirësohen me sistemin e gjurmimit.
Vazhdon furnizimi me barna
Riparimi i shërbimit të lavatores qendrore të QKUK-së.
Lansohet libri i gatimit ‘Streetfood Kosova’.
Të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij libri shkojnë në CfKK.
Care for Kosovo Kids themelohet dhe regjistrohet në Holandë dhe Kosovë si organizatë joqeveritare (OJQ) me statusin e Bamirësisë së Njohur Zyrtarisht për të Mirë të Përbashkët (ANBI).
Nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinikës Pediatrike të QKUK-së dhe fondacionit CfKK.
Stichting Care for Kosovo Kids
Postbus 42
3850 AA Ermelo
NL 24 RABO 0334 4001 39
t.n.v. Stichting Care for Kosovo Kids, Ermelo
Founding date of the foundation:
January 25, 2013
RSIN-nummer: 852425752
KvK-nummer: 57071187
Copyright 2021 @ Care for Kosovo Kids. All rights reserved.