Menaxhere

Edona Toplica

Ndërmjet viteve 2016-2022 Edona ka qenë menaxhere e CfKK-së në Kosovë. Pasi ishte në pushimin e saj të lehonisë për një vit ajo është rikthyer në fondacion me gjysmë orari.
Kontakti për fondacionin, zgjidhësja e problemeve, asistentja personale, bashkëpërgjegjësja për porositjen e barnave dhe dokumentacionin përkatës të importit dhe në fund shpërndarjen e barnave në klinikë, përfshirë menaxhimin e stokut. Ajo shkruan projekt propozime për mbledhjen e fondeve, menaxhon marrëdhëniet me kompanitë donatore, organizatat dhe individët, jep intervista për Fondacionin në radio dhe TV dhe mbikëqyr praktikantët e huaj për kontributet e tyre në CfKK.

Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.

CV e shkurtër

2023- tutje
Menaxhere e CfKK-së në Prishtinë (me gjysmë orari)

2016 – 2022:
Menaxhere e CfKK-së në Prishtinë

Më parë:
Bachelor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në ACT (Kolegji Amerikan i Selanikut, Greqi); praktikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.