Edona pas shkollës së mesme kaloi 4 vjet duke jetuar dhe studiuar jashtë vendit, duke fituar përvoja të reja, duke takuar shumë njerëz të rinj dhe duke mësuar për kulturat e tjera. Pas studimeve të saj jashtë vendit, dëshira e saj ishte të kthehej në Kosovë duke shpresuar të kontribuojë në rindërtimin e vendit të saj me njohuritë dhe përvojën e saj. Në vitin 2016 ajo u emërua menaxhere e CfKK në Prishtinë dhe u bë zonja kryesore e fondacionit. Për të, kjo është puna që ajo gjithmonë ëndërronte sepse mund të ndihmojë drejtpërdrejt fëmijët e sëmurë.
Kurrë mos shikoni dikë me përçmim nëse nuk jeni duke iu ndihmuar
2016-tutje
Menaxhere e CfKK në Prishtinë
Më parë: Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare në ACT (Kolegji Amerikan i Selanikut, Greqi); praktikante në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Përshkrimet menaxhere dhe ‘zonja kryesore’ në të vërtetë nuk mjaftojnë ta përshkruajnë rolin e Edonës. Ajo merr përsipër çdo detyrë që paraqitet: njeh çdo pacient dhe prindërit e tyre, çdo person përkatës në Prishtinë. Gjithashtu ajo është kontakti i parë me Fondacionin CfKK, zgjidhëse problemesh, ndihmëse personale, bashkë-përgjegjëse për porosinë e barnave dhe dokumentacionin përkatës të importit, dhe në fund shpërndarjen e ilaçeve në klinikë, përfshirë menaxhimin e stokut. Ajo gjithashtu shkruan projekt propozime për mbledhjen e fondeve, menaxhon marrëdhëniet me kompanitë donatore, organizatat dhe individët, jep intervista në lidhje me Fondacionin në radio dhe TV dhe mbikëqyr praktikantët e huaj në kontributet e tyre në CfKK.
Stichting Care for Kosovo Kids
Postbus 42
3850 AA Ermelo
NL 24 RABO 0334 4001 39
t.n.v. Stichting Care for Kosovo Kids, Ermelo
Founding date of the foundation:
January 25, 2013
RSIN-nummer: 852425752
KvK-nummer: 57071187
Copyright 2021 @ Care for Kosovo Kids. All rights reserved.