Që nga viti 2013, CfKK siguron të gjitha barnat për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me kancer në repartin e Hemato-Onkologjisë Pediatrike në QKUK,i vetmi spital publik në Kosovë ku këta fëmijë mund të trajtohen.Rreth 60 fëmijë trajtohen çdo vit me ndihmën e CfKK. Përmes mbështetjes bujare nga donacionet, fondacioni është angazhuar për të shpëtuar jetën e fëmijëve.
Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi e bën një paciente të vogël të lumtur me vizitën e saj
Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë që fëmijët e shtruar në repartin Pediatrik Hemato-Onkologjik të QKUK-së të marrin barnat e tyre kundër kancerit dhe ato mbështetëse bazuar në kërkesat zyrtare të mjekëve. Duke marrë parasysh pagat mesatare të ulëta në vend, jo të gjithë prindërit mund të përballojnë kostot e ilaçeve. Duke marrë parasysh pagat mesatare të ulëta në vend,jo të gjithë prindërit mund të përballojnë kostot e barnave.
CfKK synon të arrijë këtë qëllim duke ofruar mbështetje në shkallë të vogël. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe duke shmangur procedurat burokratike që marrin kohë, ne synojmë të sigurojmë që mbështetja jonë të përfundojë direkt në repartin e Hemato-Onkologjisë Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Efikas, i përballueshëm dhe efektiv.
“Fondacioni Salem në Ermelo është një fondacion bamirësie i cili çdo vit dhe në të gjithë botën përkrah bujarisht projektet të cilat kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor. Kjo mund të duket e drejtpërdrejtë, por asgjë nuk mund të jetë larg së vërtetës. Si të sigurohemi që paratë e dhuruara përfundojnë në duart e duhura? Si të sigurohemi në vazhdimësinë e projektit? Dhe a janë shpenzuar të gjitha paratë në të vërtetë për projektet? Me CfKK ne e dimë që të gjitha këto pyetje mund të marrin përgjigje të kënaqshme. Bashkëpunimi shumëvjeçar midis fondacioneve tona e ka vërtetuar këtë edhe kësaj here. Anëtarët e bordit të CfKK-së, me Anke Gerrits si udhëheqësen e saj, meritojnë të gjitha lavdërimet për përpjekjet e tyre në emër të fëmijëve të sëmurë rëndë në Kosovë. Ne jemi shumë të lumtur që mund të mbështesim CfKK në këto përpjekje. Një projekt i bukur evropian i cili e meriton mbështetjen tonë.”
“Nëse diçka tregon se kur bashkohen, Holanda dhe Kosova mund të bëjnë një ndryshim, është bashkëpunimi mes Spitalit Onkologjik Pediatrik në Prishtinë dhe Qendrës Princesha Máxima në Utrecht. Ky shembull i bashkëpunimit të suksesshëm nuk është vetëm kuptimplotë; ndikon në jetën e fëmijëve, prindërve të tyre dhe mjekëve që i trajtojnë ata. Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e Care for Kosovo Kids. Ky fondacion, themeluar nga Anke Gerrits, dëshmon se forca e madhe e vullnetit është në gjendje të bashkojë njerëzit që – kur kërkohet – janë në gjendje të bëjnë vërtet një ndryshim. Përpjekjet e fondacionit kanë qenë një burim i vazhdueshëm frymëzimi për mua, ashtu siç kanë qenë për ambasadoren paraardhëse Gerrie Willems. Ajo ka qenë aktive, shpesh në prapavijë, por me shumë pasion në mbështetje të punës që bën CfKK. Gerrie e ka ndihmuar Anke-n në çdo hap të rrugës dhe në masë jo të vogël ka kontribuar në suksesin e bashkëpunimit.
Ndjekja e gjurmëve të saj është një përgjegjësi e madhe, të cilën do të përpiqem ta përmbush. Jam krenare dhe më e lumtur që mund të kontribuoj në avancimin e bashkëpunimit midis këtyre dy spitaleve. Mbi të gjitha sepse bashkon kosovarët dhe holandezët në një mënyrë kaq spektakolare.”
“Jam jashtëzakonisht krenar të mbështes Care for Kosovo Kids, një organizatë e përkushtuar për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga kanceri në Kosovë. Për shumë vite, menaxhmenti i Care for Kosovo Kids dhe ekipi i tyre i vullnetarëve të panumërt nga Holanda dhe Kosova, me punën e tyre bamirëse, kanë sjellur buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të cilët i janë nënshtruar trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe prindërve të tyre të dëshpëruar.
Përmes punës së tyre të palodhshme, Care for Kosovo Kids arriti të bashkohet me Qendrën e Onkologjisë Pediatrike me famë botërore Princess Máxima, Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës dhe Qendrën Klinike Universitare në Kosovë, për të ofruar kujdes të jashtëzakonshëm për fëmijët që kërkojnë ndihmë nga shtretërit e tyre spitalorë.
Të gjithë ne në Kosovë i jemi thellësisht mirënjohës Care for Kosovo Kids që është një organizatë kaq frymëzuese. Anke Gerrits, forca lëvizëse prapa organizatës dhe i gjithë ekipi dhe vullnetarët meritojnë vlerësime të veçanta. Ata i kanë zgjatur duart e tyre të shpresës dhe e vazhdojnë ta bëjnë këtë në një frymë humanizmi dhe dhembshurie.
Në emër të fëmijëve, jetët e të cilëve ata kanë prekur dhe vuajtjen e të cilëve janë përpjekur të lehtësojnë, faleminderit!”
“Është një nder të jem ambasador për Care for Kosovo Kids. Anëtarët e Bordit të Fondacionit janë të përkushtuar për të ndihmuar fëmijët që luftojnë me kancerin në Kosovë. Si pediatër-onkolog, unë e di nga përvoja se sa thelbësore dhe jetë shpëtuese është puna e fondacionit për këta pacientë të rinj me kancer në Kosovë. Bashkohuni me ne në këto përpjekje!”
“Si rezultat i përpjekjeve të mëdha nga CfKK, shumë fëmijë me kancer në Kosovë përfitojnë nga bashkëpunimi mes spitalit Onkologjik Pediatrik në Prishtinë dhe Qendrës Princesha Máxima (Utrecht / Holandë). Kjo përmirëson cilësinë e trajtimit të tyre mjekësor, si dhe mirëqenien e tyre.”
“Kur Anke Gerrits dhe Gerry Beers më folën për CfKK, unë menjëherë u motivova për të kontribuar personalisht në fondacion. Në vitet në vijim, unë përjetova me admirim se si shëndetësia e Kosovës gradualisht u përmirësua dhe jeta e fëmijëve u shpëtua.”
Stichting Care for Kosovo Kids
Postbus 42
3850 AA Ermelo
NL 24 RABO 0334 4001 39
t.n.v. Stichting Care for Kosovo Kids, Ermelo
Founding date of the foundation:
January 25, 2013
RSIN-nummer: 852425752
KvK-nummer: 57071187
Copyright 2021 @ Care for Kosovo Kids. All rights reserved.