‘Ky bashkëpunim i cili i afron njerëzit me njëri-tjetrin më frymëzon dhe poashtu tregon se çfarë janë të aftë të bëjnë miqtë e mirë’.

Carin Lobbezoo, Ambasadore e Holandës në Kosovë

Bordi i fondacionit

Bordi i fondacionit Care for Kosovo Kids fokusohet, pa asnjë interes dhe pa asnjë pagesë, në trajtimin, mjekimin dhe kujdesin më të mirë për çdo fëmijë kosovar me kancer. Ai bën përpjekje në gjetjen e donacioneve dhe në optimizimin e bashkëpunimit të Departamentit të Onkologjisë/Hematologjisë së Fëmijëve të QKUK-së në Prishtinë dhe Qendrës Princesha Máxima.

Fondacioni – i themeluar si një organizatë joqeveritare (OJQ) – bazohet në parimet humanitare dhe funksionon në mënyrë krejtësisht transparente. Vëmendje shtesë i kushtohet për të shmangur çdo paraqitje të njëanshmërisë dhe/ose konflikt interesi.

Vullnetarë
Pothuajse të gjitha aktivitetet e fondacionit kryhen nga - kryesisht femra me arsim të lartë - vullnetare krahas punëve të tyre të rregullta të profilit të lartë. CfKK punëson 2 menaxhere ndërlidhëse me pagesë të cilat bëjnë punën e përditshme (Edona Toplica dhe Mrika Karaqi). Fondacioni i mban shpenzimet të ulëta, që do të thotë se çdo euro shkon për trajtimin e fëmijëve kosovarë me kancer. Bordi i CfKK-së përbëhet nga palët relevante të interesit duke përfshirë ekspertë mjekësorë dhe ekspertë të tjerë nga Kosova dhe Holanda.

Bordi

Bordi Operativ në Kosovë